TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2023, 20:21

“Nuk ka më peshkaqen se Olsi”, Berisha akuza të forta Ramës: Familjarët e kryeministrit fitojnë shumicën e tenderave

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka më peshkaqen se Olsi”, Berisha akuza të forta

Ish kryeministri, Sali Berisha në një komunikim për mediat, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon tenderëve që jepen nga qeveria.

Berisha u shpreh se vendi është pushtuar nga një organizatë kriminale, teksa akuzoi kryeministrin se familjarët e tij ose persona të afërt me të marrin të gjithë tenderat në vend. Ai gjithashtu nuk la pa akuzuar dhe vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën për të cilin tha se është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Nëse ju merrni tendera, a mundet që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Jo kurrë. Nuk keni dëgjuar dhe nuk do të dëgjoni kurrë të marrë pjesë në tendera publike familjarë i një kryeministri që kërkon të jetë transparent. Pa merrni pak, shkoni e shifni të dhënat. Dhjetëra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, burri i motrës së Linda Ramës. Dhjetëra, dhjetëra. Dhjetëra tendera fiton thjeshtra. Thjeshtra fiton në një kompani arkitektësh, në rregull. Mund të jetë e zonja, nuk kam asnjë vërejtje. Por nuk mund të fitojë tenderat njëri pas tjetri ajo kompani, se Europa ka me dhjetëra kompani, bota ka me qindra kompani. Se ajo, për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat. Dhe të gjithë këta, Erion Veliaj, kjo ministrja e Kulturës, çdo tender do ti fitojë ajo kompani ku punon thjeshtra e Edi Ramës. Për të mos thënë, Olsi. Nuk ka më të rrezikshëm, më peshkaqen në kuptimin absolut të fjalës. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitorin kryesor të fabrikës së miellit në Xibrakë. E përcolli nga Shqipëria. Olsi Rama i del emri si eminenca gri e të gjitha lojërave të fatit në Shqipëri”, tha Berisha.

 

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje