TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 14:35

Rama takim me kryetaren e Marrëdhënieve Publike për Tik Tok-un: Vendosëm piketa bashkëpunimi për rihapjen e platformës!

Shkruar nga Pamfleti

Rama takim me kryetaren e Marrëdhënieve Publike për Tik Tok-un:

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një takim me kryetaren e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Ai u shpreh se ka diskutuar lidhur me shqetësimet që çuan në vendimin për mbylljen e platformës “Tik Tok”.

Rama la të hapur mundësinë e rihapjes së Tik Tok-ut, por sipas tij në një kohë të arsyeshme.

“Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në në platformë”, tha Rama.

mbyllja e tik tok edi rama

Lini një Përgjigje