
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar ndryshimet e reja në qeveri. Ai tha se lufta politike tashmë nuk ka sens pasi Rama siguroi dhe fitoren e radhës me Kodin Zgjedhor dhe bashkoi votat me opozitën për mbylljen e listave.
Alibeaj u shpreh se ndryshimet në qeveri u bënë pa transparencë, teksa shtoi se këto ndryshime treguan edhe njëherë se deformimi i demokracisë në vendin tonë vijon.
“Jam larguar nga Kuvendi sepse është më mirë këtu se atje. Është një skenë e vështirë. Rama mori fitoren në tavolinë. Me papërgjegjshmëri shkarkoi disa ministra. Qeveria është e shqiptarëve dhe jo e Ramës. Opozita bashkoi votat me Ramën për të mbyllur listat. Nuk ka më sens lufta politike. Qeverinë ia ke dhënë Ramës.
Rama nuk e ka pranuar të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave që në vitin 2012. Qeveria duhet të jetë në sytë dhe kontrollin e publikut. Çdo ndryshimi që i bëhet, publiku duhet të dije psenë. Kontrolli i parlamentit mbi qeverinë është asgjësuar dhe kështu vijon deformimi i demokracisë. Nuk jam aspak i surprizuar nga ndryshimet në qeveri”, tha Alibeaj për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje