TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 21:02

Zgjedhjet në Himarë, Spahiu akuza të forta: Athina po hedh miliona, nga nesër shumë autobusë do drejtohen drejt jugut të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, Spahiu akuza të forta: Athina po hedh

Më 4 gusht Himara do të zgjedhë kryebashkiakun e ri. Teksa ka komentuar situatën atje dhe dënimin e Belerit, juristi Kreshnik Spahiu akuzoi Sali Berishën se kërkon që këtë bashki t’ua japë grekëve.

Sipas tij, kandimi i Belerit herën e kaluar, ishte njësoj sikur Kurti të kandidonte Radoiçiçin në Mitrovicë.

Në Himarë nuk përballet Tavo me Gjikurian por Shqipëria me Greqinë. Shqipëria përfaqësohet me PS, dhe qeveria greke me opozitën shqiptare, rast i paprecedent. E paimagjinueshme se si Berisha ia la Himarën, Greqisë me një kandidat nga Athina. Sikur Albin Kurti të vinin një përfaqësues të pakicave serbe ne Mitrovicë apo Pejë. Sikur Vetëvendosja të bënte aleancë me Listën Serbe e Radoiçiçit. Greqia ende nuk e ka hequr ligjin e luftës. Edhe përfaqësuesi  është pjesë e klanit grek në SHBA, ka synim helenizimin e Himarës. Nga 2 mijë veta duan të marrin kontrollin dhe të kenë kontrollin në jug të Shqipërisë", tha ai në "Report TV".

Sipas Spahiut, do jetë garë shumë e ngushtë dhe që do ndahet me 200 apo 300 vota. Sipas tij, pritet që shumë njerëz të vijnë me autobusë nga Greqia.  

Uroj të humbasë Greqia. Athina po shpenzon miliona euro. Nga nesër shumë autobuzë do drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, me bileta të paguara. Me njerëz që u është premtua pasaportë greke, punë. Mendoj se është garë e pabarabartë. Eksperienca tregon se ndikimi grek në këtë zonë është shumë e fortë. Tavo është personalitet dhe në zonat ku ka kandiduar ka pasur shumë vota të tijat personale. Nuk është pjesë e PS dhe nuk di se sa vetë nga PS e mbështesin. Shpresoj të zgjidhet në të mirë të Shqipërisë dhe Himara të mos jetë bastion i Greqisë”, tha ai.

Lini një Përgjigje