TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 19:08

Ndryshimet në qeveri, Gjekmarkaj: Rama ushtroi arrogancën e vet, të gjithë janë kthyer në shërbëtorë të tij

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Gjekmarkaj: Rama ushtroi arrogancën e vet,

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka komentuar tensionet gjatë seancës së jashtëzakonshme ku u votuan ministrat e rinj.

Ai u shpreh se Parlamenti nuk funksionon, teksa shtoi se është kthyer në një sallë ku qeveria ushtron arrogancën e vet.

Sipas Gjekmarkaj, nuk ka më rregullore të Kuvendit, i cili është kthyer në një libër pa vlerë dhe të gjithë janë kthyer në shërbëtorë të Ramës.

“Përfitoj t’i bëj apel kryeministrit të ndërhyjnë dhe t’i bëjnë apel fqinjëve për banorët e Shëngjinit. Shteti sot është i munguar dhe jo prezent në këtë fatkeqësi natyrore dhe jo aq natyrore se mund të jetë edhe ndonjë dorë, por nuk dua ta mendoj këtë skemë makabre.

Është një narkoshtet dhe nuk ndryshon kurrgjë, do t’i mundim në zgjedhjet e pranverës. Parlamenti nuk funksionon, Kuvendi është kthyer në një sallë që qeveria vjen dhe ushtron arrogancën e vet, nuk ka më rregullore, është një libër pa vlerë në hapësirën e Kuvendit, nuk ka më as deputet as ministra, janë thjesht shërbëtore të tij”, tha Gjekmarkaj për “Tv Klan”.

Lini një Përgjigje