TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 17:29

U përjashtua nga seanca, Bardhi "shpërthen" ndaj Nikollës: Mashtruese, gënjeve kur the se jam sëmurë!

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga seanca, Bardhi "shpërthen" ndaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u përjashtua që në nisje të seancës plenare për miratimin e dekreteve për ministrat e rinj.

Pas këtij vendimi, ai debatoi ashpër me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Ai e ka akuzuar se gënjeu kur tha se ishte sëmurë dhe sipas saj kjo ishte arsyeja që hoqi dorë nga detyra.

Nikolla i ka bllokuar fjalën Gazment Bardhit, i cili bllokoi foltoren së bashku me deputetët e Partisë Demokratike. Ajo është përgjigjur duke i thënë se duhet t’i vijë turp me fjalët që përdor dhe situatat që përdor.

Debati mes tyre:

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe situatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.

Lini një Përgjigje