
Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë
Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare, ku do të bëhet votimi i ministrave të rinj. Gazment Bardhi është përplasur me Lindita Nikollën, pasi kreu i grupit të PD ka kërkuar debat. Kjo ka sjellë tensione dhe Nikolla vendosi përjashtimin e Bardhit.
Më pas Bardhi dhe deputetët e tjerë u afrun te foltorja, duke sulmuar Ramën dhe Nikollën me fjalët: "Hajdut, hajdut". Më pas ndërhynë forcat e Gardës.
Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore në seancën e të premtes.
Nikolla po ashtu i është përgjigjur Bardhit duke përsëritur thirrjet se ky i fundit është përjashtuar nga seanca, ndërsa ka shtuar se demokratit duhet “t’i vijë turp për fjalët e përdorura”.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!
Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.
Bardhi: Tju vijë turp.
Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.
Lini një Përgjigje