TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 13:14

Gjuetia e SPAK/ 3 herë në burg Fatos Tushe i Lushnjës për 240 mijë Euro; nuk preket Frida Krifca për 130 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
Gjuetia e SPAK/ 3 herë në burg Fatos Tushe i Lushnjës për
Fatos Tushe /

SPAK nuk po arreston hajdutët Artan Lame, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, Edlira Boden e Spitalit të Traumës; madje nuk po heton as vilat në Lalz...

Nuk mund të mohojmë, luftën që SPAK po bën ndaj korrupsionit të zyrtarëve, por prapa fasadës së kësaj luftës, ka një klientelizëm tipik, gjueti shtrigash me pult komandimi te kupola e pushtetit, konkretisht te kryeministri Edi Rama, i cili urdhëron se cilët duhet të goditen.

Kështu po vepron SPAK ndaj ish-krye bashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili është bërë objekt hakmarrjeje personale i kryeministrit Edi Rama, për ta çuar në burg, menjëherë sapo ai kryen plotësisht dënimet, duke e sërvirur sikur Fatos Tushe është kreu i korrupsionit.

Herën e parë, Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik 2021 dhe u dënua 2.4 vite burg, për një tender 240 mijë Euro, me akuzën “Shpërdorim detyre”, por nuk u prekën ish-zv/kryetarja e kryetarja aktuale e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa dhe as anëtarët e komisionit që bënë e firmosën tenderin.

Brenda 1 ore pas arrestimit, kryeministri Edi Rama, firmosi shkarkimin e krye bashkiakut Fatos Tushe dhe urdhëroi publikisht drejtuesin e SPAK, Arben Kraja që ta “kalbte” në burg.

Më 26 janar 2023, ish-krye bashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, mbaroi dënimin 2.4 vite burg dhe u lirua; por pas 1 muaji, më 2 mars 2023, SPAK e arrestoi përsëri dhe u dënua 1 vit burg tjetër për “Pabarazi në tenderë”, me të njëjtin fakt penal që ishte dënuar 2.4 vite burg.

Më 3 mars 2024, Fatos Tushe përfundoi burgimin e dytë dhe u lirua, por Edi Rama, i pangopur me hakmarrjen ndaj tij, urdhëroi Altin Dumanin, ta procedojë për herë të tretë e ta çojë në burg.

Urdhri i Bablokut, u zbatua 1 muaj pasi Tushe doli nga burgosja e dytë, konkretisht më 10 prill 2024, kur SPAK e thirri përsëri si të pandehur, këtë herë duke i sajuar akuzën e mos-deklarimit të 1 apartamenti e 2 makinave.

Skandal është fakti, se krye bashkiaku i Lushnjës, është proceduar  me Dosjen Nr. 199/1 të vitit 2021, që është arrestuar e dënuar 2 herë radhazi, sapo ka përfunduar dënimet për tenderin 240 mijë Euro, të cilin e firmosi kryetarja aktuale e Bashkisë, Eriselda Sefaj që nuk po preket.

Dhe mos deklarimi i një pasurie është vepër penale, por duket absurd, fakti që Fatos Tushes i erdhi radha e burgut për herë tretë brenda 3 vitesh, për neglizhencën në 1 tender 240 mijë Euro dhe neglizhimin në mos deklarimin e një apartamenti 60 mijë Euro.

Ndërsa, ish-drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, prej 3 vitesh kallëzim penal nga BE, OLAF e EUROJUST për vjedhjen e 130 milionë Euro fonde të fermerëve, SPAK nuk e ka thirrur as për ta pyetur, ngaqë Edi Rama e ka marrë këshilltare.

Po kështu, SPAK nuk po i heton Frida Krifcës, as burimin e pasurive 2 milionë Euro apartamente e vila në Dhërmi, Sarandë, Vlorë, Durrës e Tiranë; madje para 10 ditësh, ajo  ka investuar 15 milionë Euro te kulla 50 kate në Tiranë, marrë si leje ndërtimi nga familja “Lutaj” e burrit të saj. 

Prej 4 vitesh, SPAK nuk prek as 213 zyrtarë të lartë të vërtetuar për fshehje pasurie; madje po lë të lirë edhe krye hajdutët Artan Lame, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, Ergys Verdhon e KESH, Skerdi Drenovën e OST, Piro Vëngun e Portit Detar-Durrës, Edlira Boden e Spitalit të Traumës, Albana Ficon e QSUT etj.

Nuk po heton as vilat, pallatet, kullat dhe resortet e pushtetarëve e politikanëve; madje nuk po heton as  vilat në Lalz...

Ndërsa për ish-krye bashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, SPAK ka nisur procedimin e burgosjes së tretë, për neglizhimin administrativ në mos deklarimin të 1 apartamenti./Pamfleti

fatos tushe frida krifca gjuetia e spak

Lini një Përgjigje