TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 11:27

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Rama-kompanive të interesuara: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë!

Shkruar nga Pamfleti

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano,

Gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano të Durrësit është hapur dhe 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes.

Ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin tonë, që pritet të sjellë impakt të lartë në ekonomi.

Një ekspertizë ndërkombëtare do merret me tenderimin, negocimin dhe monitorimin e kontratës për ndërtimin e portit të ri. Faza e tenderimit do të zgjasë 45 ditë në muaj mars ose prill pritet nënshkrimi i kontratës fituese.

Kryeministri Rama tha se me këtë projekt jo vetëm që do t’i japin një hov zhvillimi qytetit të Durrësit, por do i transformojnë edhe imazhin. Për kreun e qeverisë, zhvendosja e portit tregtar në periferi i jep zgjidhje një plage mjedisore.

E shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytet. Një plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik, se gjithë ajo rrëmujë e kaos ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Largimi i portit tregtar nga qendra e qytetit dhe vendosja këtu, tërësisht me një tipologji, me karakteristika dhe përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por edhe në historinë e ekonomisë sonë kombëtare”, tha Rama.

Rama u shpreh se në këtë port pritet që të ketë edhe një bazë ushatarke të NATO-s. 

Do jetë vetëm një port që do impaktojë PBB, por do impaktojë edhe sigurinë tonë se siç e ka paraparë grupi i projektimit, do ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar natos bazë të re ushtarake me parametra optimalë. Ky port që ndërtohet nga e para, është një porti i ri në Europë pas shumë dekadash.

Me batuta, kryeministri Rama tha se këto kompani nga peshkaqenë do i kthejnë në delfinë, që në fund të japin spektakël.

"Për më tepër ky projekt ka një garanci shumë të madhe, garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyer që ka bota, Royal Haskoning DHV. E krijuar në 1881 dhe në 100 vjetorin ka marrë nga kurora mbretërore, ka marrë edhe titullin mbretëror Royal. Ka sjellë për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtret më mbresëlënës të botës së inxhinierisë. Do jetë partneri për të mbikëqyrur procesin te punimet që do bëhen në port. Deti ka shumë lloje speciesh dhe dihet që specia më e frikshme është peshkaqeni. Kompanitë që ndërtojnë porte janë peshkaqenët e tokës. Ndër kompanitë e interesuara, kemi edhe 5 kompanitë më të mëdha në botë dhe tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh. Sa atë shumë në fillim të tenderit ta çojnë 2-3-4 fish nëse t’i nuk ke peshkatar peshkaqenësh. Royal Haskoning DHV na ka sjellë fiks peshkatarin e duhur për ti mbajt peshkaqenët brenda rrethit të rregullave dhe parashikimeve. Nga peshkaqen do ti bëjmë delfinë që do na japin spektakël në fund, të gjithë do dalin të fituar dhe lumtur. Ata dinë ta bëjnë dhe delfinin, por po i le janë menjëherë peshkaqenë, kjo është bota.

(...) Sot mu kujtua që ky proces me kompanitë ka nisur 1 vit e kusur më përpara në Pallatin e Kongreseve ku prezamtuam idenë e 40 kompani ishin aty me grupet e tyre për të ndjekur këtë proces. Këtu sot janë 15 përfaqësues të kompanive që kanë ardhur për të dëgjuar. Tenderi ndërkombëtar është i hapur në portal, merreni me seriozitet. Do të jetë një proces absolutisht transparent por mos harroni  nuk keni vetëm ne mbi kokë por dhe peshkatarët holandezë. Zgjidheni që në fillim bëni delfinin të fitojnë të gjithë palët, harroni peshkaqenin, atë bëni në një vend jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen", tha Rama. 

Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2026. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore sipas projektbuxhetit të vitit 2024 do të jetë 43 miliardë lekë ose rreth 427 milionë euro. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohet porti turistik.

 

Lini një Përgjigje