
Ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin si përgjegjësin kryesor nëse atij i ndodh gjë.
Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, Ahmetaj tha se nuk ka frikë se çfarë mund t’i ndodhë, pasi ka gati një listë me 6 emra të cilët do të jenë personat përgjegjës, për atë që i ndodh.
Biseda në studio:
Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?
Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.
Peka: Ky është një nga 6 emrat ... Edi Rama?
Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.
Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?
Ahemtaj: Po dhe nuk dua të ja di.
Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë...
Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator.
Lini një Përgjigje