TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 22:39

Ahmetaj: Ka video në Dubai të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj: Ka video në Dubai të McGonigal me autoritetet shqiptare

Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij, familja e tij është e përfshirë në shumë tenderë, teksa ka thënë se ka video në Dubai të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë.

EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë”, tha ai në intervistën sot.

Peka: Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë?

Ahmetaj: Po. Po. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë?

Peka: Kryeministri, është në dosje nuk është ndonjë sekret.

Ahmetaj: E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës.

Peka: Si mund ta hetojë Altin Dumani, kur vjen sekretari i Shtetit, ditën që do të dënohet McGonigali.

Ahmetaj: Nuk kam punë unë me atë punë. Ajo është politikë tjetër. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria.

Peka: Të thonë ty...

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit. 

Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

 

Lini një Përgjigje