TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 22:10

“Mua Rama dhe Dumani do më vrisnin në rrugët e Tiranës...”, Ahmetaj: Në PS ka plasur lufta, gati po vriten

Shkruar nga Pamfleti

“Mua Rama dhe Dumani do më vrisnin në rrugët e

Arben Ahmetaj ka folur nga arratia. Ai ka deklaruar se Ram i dinte lëvizjet e tij, teksa ka treguar se në PS ka plasur lufta e madhe.

Mua do më çonte në të sëmës. E keni parë si po hahen brenda në PS? Gati po vriten me njëri-tjetrin. Unë doja që uniteti atje të ishte spektakolar. Çojnë dokumenta për njëri-tjetrin. Unë njerën e doja si motrën time, tjetrin sikur e kisha vëlla të madh. Më kanë nxjerrë në pritë. Nuk ka rëndësi kush janë... Si Rama nuk e dinte çfarë ka ndodhur me zv.kryeministrin e tij. Imagjino të kisha bërë IPARD, imagjino të kisha bërë 5D, që nuk e kanë bërë ata djemtë që janë brenda, imagjino të kisha bërë zallamahinë e rrugëve, AKSHI, AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. Imagjinoni sikur të kishin bërë tigrat në Vlorë, mua Edi Rama dhe Altin Dumani, të dy bashkë do më vrisnin në rrugët e Tiranës pastaj do e dënonin trupin tim me 30 vite burg pas vdekjes”, tha ai në Syri Tv.

 

Lini një Përgjigje