TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 21:53

“I ka thënë do të të çoj tek vendi i ****”, Ahmetaj akuza të forta: Si prokurorët e SPAK kërcënuan dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti

“I ka thënë do të të çoj tek vendi i

Ahmetaj akuza prokurorëve të SPAK se kanë kërcënuar dëshmitarët të flasin kundër tij....

Arben Ahmetaj pretendon se prokurorët e SPAK kanë kërcënuar dëshmitarët që të flasin kundër tij.  

Në një intervistë për “Syri Tv”, ai ka akuzuar kreun e SPAK se e ka personale me të, vetëm për shkak të përplasjes së tij me Edi Ramën. Sipas tij, prokurorët i kanë thënë dikujt është hera e fundit që të thërras si person në dijeni nëse nuk ndërron dëshminë.

Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.

-Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?

Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.

-Si i kanë kërcënuar?

Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.

-Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni...

Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.

-Po Millonaj çfarë ka bërë?

 Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

-Për çfarë arsye?

Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.

Lini një Përgjigje