
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar një rast që sipas tij ka ndodhur me ish-ministrin e Financave Evrin Meten.
Ai ka treguar rastin e një të afërme të tij që kishin hequr nga puna dhe atë e ka pritur në zyrë Ervin Mete. Por dikush e ka parë dhe më pas është urdhëruar që të sulmohet Mete. Deklarata vjen në një kohë kur Mete u shkarkua si ministër dhe mos vallë kjo është arsyeja?
"E dini çfarë kanë bërë me Ervin Meten e shkretë. Priti në zyrë një të afërmen time që e kishin hequr nga puna. Dikush e spiunoi dhe u dha urdhri që të sulmohet Ervin Mete”, tha ai.
Lini një Përgjigje