TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 18:41

Spiropali zëvendësoi Nikollën, Bardhi: Nuk tregon asgjë, Kuvendin e kontrollon Rama

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali zëvendësoi Nikollën, Bardhi: Nuk tregon asgjë,

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të seancës në Kuvend.

Teksa foli për emërimet e ministrave të rinj, ai tha se ata janë të diktuar nga krimi i organizuar. Bardhi u shpreh se nuk ka rëndësi se kush emërohet në krye, pasi sipas tij Kuvendi kontrollohet nga kryeministri Rama.

“Nga sot krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisje. 3 emërimet e reja anë kabinetin qeveritar, janë individë anonimë dhe të diktuar nga krimi i organizuar edhe vetë kryetari i ri i grupit e tha se nuk e njihte ministrin e ri të financave, por s’ka rëndësi nëse i njohin kolegët, por ata i njeh krimi i organizuar.  Për ne nuk bënë asnjë dallim kush është në krye të kuvendit është Nikolla apo Spiropali, pasi ato janë të dyja njësoj, për ne në krye të Kuvendit është Rama. Pra, nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit, sepse Rama është ai që kontrollon Kuvendin. Sa presidenti dekretoj emrat e rinj, u mblodh kuvendi direkt pas disa orësh”, u shpreh Bardhi.

 

Lini një Përgjigje