TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 18:20

Elisa Spiropali mban fjalën e parë si kryetare e Kuvendit: Opozita nuk do të më ketë përballë, por në krah!

Shkruar nga Pamfleti

Elisa Spiropali mban fjalën e parë si kryetare e Kuvendit: Opozita nuk

Elisa Spiropali ka mbajtur fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Pas miratimit në Kuvend me 75 vota pro, 4 vota kundër dhe asnjë abstetim, Spiropali u zgjodh kryeparlamentare ndërsa Lindita Nikolla i liroi vendin pasi dha dorëheqjen.

Spiropali mbajti fjalën e saj drejtuar deputetëve të majtë dhe të djathtë në seancën e jashtëzakonshme. Ajo tha se do ta ushtrojë këtë detyrë me korrektësi dhe mbi palët dhe do të qëndrojë si “e barabartë mes të barabartëve”.

Gjatë fjalës së saj opozita ka bllokuar foltoren dhe ka shkaktuar tensione në sallë, teksa Spiropali u ka kërkuar të mbajnë qetësi derisa ajo të mbarojë fjalën.

Kryetarja e re e Kuvendit, falënderoi paraardhësen e saj, Lindita Nikollën, për të cilën tha se e drejtoi Kuvendin me përkushtim dhe urtësi maksimale.

Të nderuar kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe vijojmë me debate në sesione të tjera. Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë, tingëllon si trokitja e një gote kristali falso.

Mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të vjetra, jashtë mode. Dua të them që mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim e ndihej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani.

Jam e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër.

E dimë mirë që është një ushtrim i vështirë politik, qytetar, personal, kolektiv, por jam e qartë që çfarë është mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujtdo që ngjisni këtu lart.

Mirënjohjen e blatoj qytetarëve që më sollën këtu në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete. Mirënjohjen ia kam detyrim secilit koleg.

Në këtë fjalë të parë jo polemike dhe në këtë situatë krejt atipike për mua duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës dua të falënderoj zonjën grua që zëvendësova sot.

E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim. Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë.

Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës", tha Spiropali.

 

Lini një Përgjigje