
Seanca në Kuvend po zhvillohet mes kaosit dhe debateve.
Deputeti Flamur Noka ka hedhur shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Rama, duke kundërshtuar kështu ndryshimet e reja në qeveri.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë që të pijë kokainë.
Gjithashtu, edhe deputetja Albana Vokshi ka hedhur letra në drejtim të Ramës ndërsa Garda ka rrethuar foltoren duke bllokuar veprimet e deputetëve.
Nga votimi i fshehtë eletronik, Elisa Spiropali është zgjedhur kryetare e Kuvendit. Nikolla dha dorëheqjen ndërsa kryeministri Rama propozoi Spiropalin në vend të saj.
Pjesë nga biseda:
Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty
Vokshi hedh letra në drejtim të kryeministrit Rama
Bardhi-Ramës: A ta ka sjellë Gysi vizën e kokainës? Se ministrat t’i zëvendësoi
Lini një Përgjigje