TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 13:28

Rama shpall indirekt fitoren, nis punimet për të pritur në Tiranë liderët e Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama shpall indirekt fitoren, nis punimet për të pritur në
Edi Rama

Ndërkohë që ende vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ku tregon se kanë filluar përgatitjet për takimin e gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Tiranë, nën temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Kryeministri shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me piktura.

“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…”,-është shkrimi që Rama i ka bashkëngjitur videos ku duket duke bërë punime.

Nga ana tjetër PS po udhëheq bindshëm fitoren ndaj PD.

Deri në orën 13:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

 

rama shpall indirekt fitoren

Lini një Përgjigje