
Pas Tiranës Fieri është qarku i dytë më i madh në vend. Beteja në këtë qark është për 16 mandate. Nga numërimi i 188 nga 578 QV projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: 12 mandate PS, dhe 4 mandate PD-ASHM.
Qarku i tretë për nga pesha elektorale është Durrësi, që çon 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Nga numërimi i 161 nga 493 qendra votimi në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 8 mandate PD dhe 6 mandate PD-ASHM.
Të njëjtin numër mandatesh për Parlamentin si Durrësi prodhon edhe qarku i Elbasanit. Gara mes 11 subjekteve në këtë qark është për 14 deputetë. Nga numërimi i 230 qendrave të votimit nga 508 në këtë qark projeksioni i ndarjes së mandateve është: 10 mandate PS dhe 4 mandate PD-ASHM.
Lini një Përgjigje