TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 16:40

Rama rinxjerr në skenë Fatmir Xhafajn/ “Ish-armiku i partisë”, arkitekti i rezolutës antikorrupsion!

Shkruar nga Pamfleti

 

Rama rinxjerr në skenë Fatmir Xhafajn/ “Ish-armiku i
Rama-Xhafaj

Mësohet se kreu i komisionit që do të ngrihet do të jetë sërish Fatmir Xhafaj. Kjo gjë u konfirmua pak a shumë sot prej tij, pasi mbrojti me pathos në Kuvend nismën...

Nuk ka më dilema, arkitekti i rezolutës antikorrupsion të prezantuar nga Edi Rama pak javë më parë në mbledhjen e grupit është Fatmir Xhafaj. Ishte folur në korridoret e politikës për një paqe mes tij dhe Ramës, por duket se paqja ka arritur majat.

Pasi e largoi nga posti i ministrit të Brendshëm, pati përplasje të forta mes Ramës dhe Xhafajt, sa ky i fundit u la jashtë vijës së kuqe në zgjedhje. Por në fund të vitit që lamë pas, në një nga takimet që bënte Rama me asambletë e PS në rrethe, deklaroi se kishte pasur një takim me Fatmir Xhafajn. Sipas burimeve, ishte Rama që kishte thirrur Xhafajn dhe ky i fundit kishte mbetur i surprizuar, pasi ishte shpallur “armik” i partisë.

Para disa ditësh po flisja me Fatmir Xhafën, që për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryezat ku është diskutuar drejtësia. Dhe solla dhe një herë Fatmirin këtu se ai ka një zakon të vjetër që mban shënime. I shihni këta që nuk mbajnë shënime, po të ishte ai këtu do mbante shënime. Është zakon. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe vazhdojmë të bëjmë me drejtësinë e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh, për programin e 2013, por shumë kohë më parë. Jo si bisedë, e kemi nisur kur në opozitë ne i propozuam qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS në 2008”, shprehej Rama më 23 nëntor 2023.

Por duket se ai takim ka lidhje me këtë që po ndodh sot. Xhafaj që shumë vite më parë e kishte hedhur këtë idenë e rezolutës dhe Rama ja kishte rrëzuar, por krejt papritur vendosi ta marrë në konsideratë. Mësohet se Rama loboi fort te ndërkombëtarët para prezantimit, duke u mburrur me emrin e Xhafajt, i cili drejtoi reformën në drejtësi. Edhe tani, mësohet se kreu i komisionit që do të ngrihet do të jetë sërish Fatmir Xhafaj. Kjo gjë u konfirmua pak a shumë sot prej tij, pasi mbrojti me pathos në Kuvend nismën, duke shuar çdo dyshim.

Fushata e 2021 mbetet një moment i rëndësishëm i karrierës politike, ku derë më derë me zgjedhësit e mi dhe dritare më dritare mediatike, mbështeta kërkesën për votë për angazhimin publik për 3 beteja kyçe: Risia, anti-korrupsioni dhe Rinia. Isha bindur se nëse vota e tyre do të më sillte sërish në këtë sallë do t’i përkushtohesha me gjithë energjinë këtyre betejave. Qysh në nisje të kësaj legjislature, fjalën e parë në këtë foltore ia kushtova pikërisht nevojës së domosdoshme të marrjes së hapave që synonin thellimin të mëtejshëm të reformave shtet formuese. Kjo është arsyeja se pse e mbështes fort këtë rezolutën, e cila vlerëson nismat dhe mekanizmat e deritanishme dhe rezultatet e arritura dhe i hap rrugë reformave që qytetarët presin për ndryshim për të ardhmen që ata na kanë besuar, ku Shqipëria  2030 e gjeneratës së re evropiane nuk ngjan si destinacion i largët nëse çdo ditë rezultatet e këtij projekti do të afrojnë stacione shprese”, tha Xhafaj sot.

Pra, duket sikur Rama kërkon shpëtim te e shkuara. Kur Xhafajt i doli vëllai trafikant, Rama e mbrojti, por më pas e largoi me ceremoni dhe e shpalli armik. Madje flitej se Xhafaj po krijonte klane në PS dhe në çdo deklaratë ishte shumë kritik. Po ashtu ka abstenuar apo ka votuar kundër nismave të caktuara në Kuvend. Por duket se Rama ka rikthyer në skenë dhe më vonë do të shohim arsyet. Rama premton angazhim total politik kundër korrupsionit, por zërat flasin se do të përdoret “arkitekti i reformës” për të zhbërë atë që ngriti. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje