
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, ka kundërshtuar rezolutën anti-korrupsion. Ai tha se drejtësia nuk mund të bëhet me rezoluta, referuar draftit që PS ka paraqitur në Kuvend për miratim si një dokument për luftën ndaj korrupsionit.
Alizoti u shpreh se Shqipëria sot nuk ka korrupsion, por ka një projekt për vjedhje.
“Kryeministri i Shqipërisë del e kërcen nëpër Europë, por duhet të dini që këtë e bën vetëm Kryeministri i Indisë, Modi. Jemi një komb që na shoqëron frika për punësim, ushqim, ekzistencë.
Kjo projekt-rezolutë është frikë për të mbajtur pushtetin. Edi Rama e di që do e hanë shokët e tij, ashtu sikundër Partia e Punës hante shokët dhe shokët do të hanë liderin.
Jemi populli më emigrues sot në Botë dhe në Rajon”, u shpreh Alizoti gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje