TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 15:41

"Sulmet ndaj SPAK, kriminale", Braçe akuza Metës dhe Berishës: Familjet politike që 'rruajtën' pasuritë e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

"Sulmet ndaj SPAK, kriminale", Braçe akuza Metës dhe

Deputeti i Partisë Socialistë Erion Braçe ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit ndaj deputetëve të opozitës në lidhje me rezolutën antikorrupsion.

Teksa numëroi skandalet e 8 viteve të Sali Berishës si kryeministër, ai u ndal te afera CEZ-DIA, ku tha se është afera e familjeve politike.

Ndër të tjera, Braçe tha se kush do të bëhet pjesë e miratimit të rezolutës e ka derën e hapur, por kush nuk dëshiron, e ka derën e mbyllur.

Ai u shpreh gjithashtu se gjuha që përdoret kundër SPAK është një gjuhë e denjë për kriminelë dhe jo për deputetët.

“Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. Nuk mund të përdoret fuqia e mandatit të deputetit, për të cenuar pushtetet e tjera. Në këtë sallë ka deputetë të vjetër që kanë konsumuar disa mandate, por kryetari i grupi parlamentar të PD është i ri në këtë sallë, ka ardhur të merret me politikë. Do doja t’i thoja që të luftosh korrupsionin me gojë dhe ta mbrosh me vepra, me njerëz, të luftosh korrupsionin me gojë është e krejt e ndryshme sesa ta luftosh me ligj.

Po, meqë jam i vjetër në këtë sallë më vjen të kujtoj se kemi denoncuar me gojë me fakte dhe prova, në sallën e kuvendit dhe jashtë saj, ruajtën e OSHS-ë. Një parti e tërë ka mbrojtur autorët e rruajtjen edhe të borxheve të CEZ. Njerëz rruajtjen e armës, ishte e njëjta familje që përfitonte prej saj.

Ka njerëz që e kanë mbrojtur nga A deri te Zh. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve, në atë proces rruajtje ishte familje politike brenda. Rruajtjen e çdo porti dhe shërbimin e çdo porti, rruajtjen e Porto Romanos, e çdo mali dhe më gjerë sesa kaq, e pasurive të pafundme që kjo tokë mban me vete.

Rruajtjen e klubit Partizanit, është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësi apo bën përgjegjës, por ka edhe më. Rruajtjen e Rrugës së Kombit, nuk është lejuar të gjykohet se ishte familja politike dhe biologjike. E dini kush është diferenca, edhe pse u denoncua, nuk u hetua kurrë. Ndodh dhe që shkon në burg dhe që arratisesh”, tha Braçe.

Lini një Përgjigje