TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 13:18

Rama refuzoi zgjedhjet e parakohshme, Berisha: Zemërimi i shqiptarëve do të të rrëzojë nga pushteti!

Shkruar nga Pamfleti

Rama refuzoi zgjedhjet e parakohshme, Berisha: Zemërimi i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit deklaroi se do të qeverisë deri në vitin 2029.

Berisha tha se“do të jenë shqiptarët ata që do ta heqin Ramën nga pushteti”. Sipas kryedemokratit, dorëheqja do të ishte një opsion por në rastin kur një hajdut si Rama nuk largohet, do të jetë zemërimi i popullit që do ta rrëzojë pushtetin.

“Dorëheqja ishte një opsion por ai s’pranon dorëheqjen, shqiptarët do ta heqin, nuk do të pranojnë kurrë më një hajdut si ai kryeministër. Përgjigja ime është kjo, shqiptarët do t’ia tregojnë veten atij. Çdokush përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen, prite zemërimin e popullit shqiptar, shqiptarët nuk do të mund t’i vjedhë më”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje