TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 13:08

Ramës nuk i pëlqejnë pyetjet, sulmon gazetarët: Publikoni lajme të sajuara!

Shkruar nga Pamfleti

Ramës nuk i pëlqejnë pyetjet, sulmon gazetarët: Publikoni

Në konferencën e sotme, kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët. Ai i ka akuzuar për shpifje, duke thënë se “nëse ju nuk shpifni, nuk iu duheni pronarëve tuaj”.

Duket se kryeministrit nuk i kanë pëlqyer pyetjet e gazetarëve dhe ka zgjedhur t’i godasë duke u shprehur se 'publikoni lajme të sajuara'.

Sipas tij, lajmet e vërteta janë të mërzitshme, nuk kanë sensacion dhe nuk bëjnë spektakël. Rama u shpreh gjithashtu se gazetarët janë të lirë tashmë që të shpikin, pasi nuk do të dënohen.

“Familja ime politike është shumë e madhe. Familja ime politike prodhon 83 mandate, 37 raste kam numëruar unë në të gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë. Ka raste për vepra të ndryshme. Nga këto raste 83% të tyre i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë. Tenxheret janë më shumë. Rrëzimin e qeverisë nuk e presim nga tenxheret. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë! Patjetër, kanë humbur privilegje të mëdha dhe do të zmadhojnë çdo gjë, do të sajojnë çdo gjë. Kjo është puna e tyre. S’dinë të marrin vesh.

Unë kam kërkuar marrëveshjen me KE që për gazetarët s’do të ketë më penalizmin. Do të shpifni dhe nuk do të ndiqeni më penalisht. Ju nuk shpifni? Patjetër, pasi po nuk shpifët, si duhen atyre që ju punojnë. Mjafton që të thuash një gjysmë të vërtetë dhe ka marrë fund. Kjo është shpifja. Jep një gjysmë të vërtetë, rasti një histori nga pas dhe kjo duket e besueshme. Historia e njeriut është se e merr shumë për të vërtetë këtë gjë”, tha ai.

1 Komente

  1. e
    eno

    Kinferenca ishte gallate se gazetare 99% e tyre pa goje te kurdisur, dhe lideri koherave qe pergjigjej si i merzitur, si viktime, sikur po i binin ne qafe. Sh interesante. Na e mbushi mendjes skeni ci themi. Vetem ta gezoj kollaren.

    Lini një Përgjigje