
Kreu i PD, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se nuk do të heqë imunitetin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Berishës, ky veprim është një akt antikushtetues dhe një provokim i ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij.
Ai e cilësoi këtë si një vazhdim të politikës së korrupsionit të Edi Ramës dhe një tentativë për të mbrojtur "kriminelët e regjimit".
"Në zbatim të ligjit ai shkoi direkt te Edi Rama sepse Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë veçse një hajdute e Edi Ramës, që zbatoi urdhrat e tij. Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama.
Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama. Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat.
Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit.
Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj.", tha Berisha.
Jane te lidhur bashke ne korrupsion si vellezerit siameze. Po iku njeri merr me vete dhe tjetrin. Dhe keshtu do ndodh. Dhe Belindes donte tia bente si lali erit ky. Por ajo e kuptoj dhe presionin qe i ka bere, Rama se ka pare kurre ne 30 vjet qe eshte ne pushtet. Vetem me presion e do ky, te dhitet se eshte frikacak paranojak.