TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2025, 11:10

Rama qoka për ish-deputetët, emëron Drejtorin e ri të QSUT-së

Shkruar nga Pamfleti

Rama qoka për ish-deputetët, emëron Drejtorin e ri të

Edi Rama duket se ka nisur të bëjë nderet e para ndaj ish-deputetëve të PS-së që në 11 maj nuk arritën të marrin mandat deputeti.

Ndoshta i pari që ka përfituar nga qokat e Kryeministrit është Florenc Spaho, ish-deputeti socialist i Elbasanit.

Ky i fundit ka marrë funksionin e Drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, më e madhja në vend, duke zëvendësuar Donjeta Balin. Kjo e fundit u emërua si drejtore në fund të majit, çka u la në detyrë vetëm dy muaj.

Nga raportimet mësohet se Bali ka dhënë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesi ka qenë duke pritur ‘pas dere’ për të marrë funksionin.

Spaho me profesionin mjek, ish-anëtar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, renditet ndër ish-ligjvënësit e parë socialistë që ka marrë një detyrë, ende pa nisur mandati i 4-t qeverisës i Edi Ramës.  

 

 

Lini një Përgjigje