TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2025, 11:02

Sherri për mandatin e deputetit, Shabani-Lapajt: Marrëveshja nuk parashikon dorëheqje, pse ia kërkon Zeqirit?

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për mandatin e deputetit, Shabani-Lapajt: Marrëveshja nuk

Endri Shabani nga Nisma Thurje vijon përplasjen në distancë me Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet. Të dy partitë në zgjedhjet e 11 majit ishin në një koalicion, ndërsa fituan vetëm 1 mandat deputeti, që është kthyer në mollë sherri se kujt i takon dhe kush do e marri.

Shabani kërkon që Lapaj të heqë dorë nga mandati dhe të respektojë premtimin e tij publik se nuk do të hynte në Parlament nëse në 11 maj fitohej vetëm 1 deputet.

Në anën tjetër, Lapaj kërkon që kandidatët e listës së mbyllur, që rezultojnë të afërm të drejtuesve të dy partive, të respektojnë dorëheqjet dhe të mos pretendojnë mandat deputeti. Në listat e mbyllura si Shabani ashtu edhe Lapaj përfshinë dajat, tezet, bashkëjetueset, apo të tjerë të afërm, me pretendimin se kjo ishte një skemë për t’iu kundërvënë sistemit zgjedhor që po u imponohej dy subjekteve që kërkonin lista të hapura kandidatësh në masën 100%.

Së fundmi, Shabani ka publikuar marrëveshjen e firmosur mes tij dhe Lapajt, në të cilën nuk përcaktohet se kandidatët e listës së mbyllur duhet të dorëhiqen. “Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër. Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur”, shkruan Shabani.

Sherri për mandatin e deputetit, Shabani-Lapajt: Marrëveshja nuk

Postimi nga Endri Shabani

Sqarim publik

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë.

Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?

Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.

Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë - si ajo e Adriatikut.

Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa!

Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?

Sherri për mandatin e deputetit, Shabani-Lapajt: Marrëveshja nuk

 

Lini një Përgjigje