
Kryeministri Ram ndodhet në Nju Jork, ku po mban një takim me shqiptarët e diasporës. Por teksa në sallë të gjithë po i thurin lavde dhe po e “ngrenë në qiell”, jashtë ambienti ku mbahet takimi ka qindra të tjerë në protestë.
“Jam tropojan dhe dal në Manhatan të protestoj për të drejtat e vendit tim për të drejtat e mia sepse kemi frikë nga krimet, nga droga, nga vrasjet, që po na vrasin çdo ditë njerëzit dhe bashkëmoshatarët tanë dhe gjithë vendin mbarë. Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne. Por burra si ai nuk e meriton Shqipëria. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, tha një i ri.


Lini një Përgjigje