TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 18:32

U kap gafil duke parë ndeshjet e NBA, Rama i paraprin ndonjë hetimi të mundshëm: Mi dhuruan biletat!

Shkruar nga Pamfleti

U kap gafil duke parë ndeshjet e NBA, Rama i paraprin ndonjë hetimi

Kryeministri Edi Rama ka dashur të shuajë zërat mbi fotot që dolën sot paradite. Kryeministri u kap mat teksa ishte duke shijuar një ndeshje basketbolli mes ekipeve ‘Neë York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Kjo ishte një ndeshje e shumëpritur dhe në stadiumin plot, biletat ishin të kripura.

Çmimet në vendet pranë fushës nisnin nga 700 dollarë e deri në mijëra për pozicionet më të mira. Në disa raste, çmimet shkojnë edhe 8 mijë dollarë. Por Ram gjatë takimit me shqiptarët e diasporës atje, tha se ja kishin dhuruar biletat.

Aty po nuk të ftoi njeri nuk shkon dot se nuk ka zot që i blen ato bileta. Duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, po u jap një lajm se ju e dini që kemi nisur akademinë sportive të Manchester Cityt në Durrës dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës një akademi të NBA”, tha ai.

Kujtojmë se Edi Rama është i fiksuar pas ndeshjeve luksoze të basketbollit amerikan.

Në vitin 2016, ai u filmua në rreshtin e parë duke ndjekur ndeshje mes ‘Miami Heat’ dhe ‘Indiana Pacers’. Nuk dihet nëse Rama është tifoz me ‘Indiana Pacers’, por çmimet për ato vendëse ku ishte ulur me të shoqen, Lindën, kushtonin nga 2231 dollarë për person. Si duket kryeministri i ka paraprirë ndonjë hetimi të mundshëm, duke parë se çfarë ka ndodhur me Metën dhe Berishën, dhe deklaron se ka shkuar me ftesë.

Lini një Përgjigje