PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë.
Është ky mesazhi që Edi Rama u ka dhënë socialistëve sot në Asamblenë e PS.
Sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050
“Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu propozoi reformim të komisioneve parlamentare në funksion siç u shpreh të integrimit të Shqipërisë në BE.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, Rama prezantoi 11 komisionet e përhershme të legjislaturës së re nga të cilat 7 do të drejtohen nga shumica dhe 4 nga opozita.
Kryeministri pritet të shpallë qeverinë e re, ndërsa po mban fjalimin ne Asamblenë e PS. Rama porosi Këshillit Bashkiak për ti hapur rrugën zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Rama: Ti japim besimin Ogerta Manastirliut
"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje