TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 11:54

Reforma zgjedhore, Rama: Nuk do të humbasim kohë, depolitizim administratës zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Reforma zgjedhore, Rama: Nuk do të humbasim kohë, depolitizim

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka përcaktuar edhe strukturën e punës së Parlamentit në legjislaturën e re, ndërsa njoftoi jo vetëm ndryshimet në emërtimet e Komisioneve Parlamentare, por edhe agjendën e punës së Kuvendit.

Pasi njoftoi ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale dhe propozi uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101, Rama tha se nuk do të humbasim kohë për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Do të jemi gjithmonë gati të dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por jo të presim askënd nëse nuk do të punojë për reformat.

Duhet ngritur komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore që duhet të adresojë rekomandimet e OSBE ku duhet adresuar depolitizimi i administratës zgjedhore dhe dalja e rezultatit të zgjedhjeve në kohë të pranueshme”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi rastin e Shqipërisë në nxjerrjen e rezultateve zgjedhore si të paprecedentë.

 

Lini një Përgjigje