TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 19:23

"Rama po mashtron për rritjen e pagave dhe pensioneve", Bozdo: Qeveria ka vetëm 1 mln euro buxhet

Shkruar nga Pamfleti

"Rama po mashtron për rritjen e pagave dhe pensioneve", Bozdo:

Demokrati Eno Bozdo tha se mazhoranca prej 10 javësh i ka hequr opozitës të drejtën për të diskutuar në Kuvend. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Bozdo e ka cilësuar këtë si shembull të mënyrës sesi funksionon vendi.

Bozdo ka kritikuar gjithashtu deklaratat e kryeministrit për rritjen e pagave, teksa shton se Rama po mashtron çdo ditë shqiptarët me premtime boshe se do të rrisë pagat dhe pensionet.

“E keni dëgjuar kryeministrin që flet për rritje pagash, ndërsa këto ditë ka bërë xhiron e gjërave që nuk shpjegohen. Ne jemi të varfër, të vuajtur – ky është realiteti. Por ai ka dalë të flasë për rritjen e pagave, 1.7 miliardë euro për rritje pagash. Por e dini që këtë vit ka vetëm 1 milion euro, vitin tjetër do të ketë 1 milion. Ai mashtron çdo ditë shqiptarët”, tha Bozdo.

Lini një Përgjigje