TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 18:56

Berisha paralajmëron Ramën nga tubimi para Kryeministrisë: Fundi yt nga ky shesh do të vijë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron Ramën nga tubimi para Kryeministrisë: Fundi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti fjalën e tij para mijëra qytetarëve në protestën e parë para Kryeministrisë, ku opozita kërkon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Berisha e cilësoi tubimin si fillimin e një faze të re të betejës politike kundër qeverisë, të cilën ai e akuzoi për kapje të institucioneve dhe dhunim të votës.

Berisha deklaroi se foltorja me qytetarët e ktheu opozitën në forcë sovrane dhe theksoi se protesta aktuale nuk synon shpëtimin e PD-së, por siç tha, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i krimit. Ai akuzoi qeverinë për rrethimin e zonës me efektivë policie dhe e konsideroi këtë një shenjë të frikës së Ramës. Sipas tij, “regjimi është i kalbur nga koka te këmbët” dhe rezistenca qytetare përbën mekanizmin që do ta çojë në fund.

Kreu i PD-së i rikujtoi protestuesve demonstratat e javëve të shkuara ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai e trajtoi atë si shembull të presionit qytetar që prodhon efekt politik. Berisha njoftoi se beteja do të vijojë çdo javë dhe se opozita nuk do të tërhiqet përballë, siç i quajti, manovrave të mazhorancës. Ai akuzoi qeverinë për përdorim të policisë dhe strukturave të drejtësisë në funksion politik.

Protesta e sotme u shënua nga prani e lartë e forcave të policisë në zonën përreth Kryeministrisë. PD ka paralajmëruar një seri tubimesh të tjera, ndërsa mazhoranca nuk ka reaguar ende për akuzat e ngritura gjatë fjalës së Berishës. Opozita synon ta shndërrojë këtë javë në fillimin e një presioni të pandërprerë kundër qeverisë.

Berisha: Për të kuptuar pak misionin hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pllëmbë me ushtarë. Edvin je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, që shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët. Dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.

Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Velian. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa.

 

 

Lini një Përgjigje