TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 18:48

“Rama përzuri më shumë shqiptarë se çdo pushtues i egër”, Berisha zbulon misionin e "Foltore 2"

Shkruar nga Pamfleti

“Rama përzuri më shumë shqiptarë se çdo

Kreu i PD, Sali Berisha e ka nisur fjalën i pari në protestën që po mbahet nga opozita para Kryeministrisë.

Berisha tha se Edi Rama është sjellë me shqiptarët  më keq se çdo pushtues i egër.

Jemi para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend  si në asnjë vend tjetër të kontinentit.

Përpjekjet e opozitës , për zgjedhje dhe rotacion u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristë të votës, me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko shtetit. Vetëm e vetëm se rotacioni largimi nga pushteti i tyre është tmerr nga krimet që kanë kryer.”- është shprehur Berisha në protestë.

Ndër të tjera, Berisha zbuloi ‘misionin’ e ‘Foltore 2’, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.

Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve.

Foltorja u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e kanë rrethuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje