
Kreu i PD Sali Berisha ka hapur tubimin e sotëm para Kryeministrisë. Pas disa muajsh qetësie, opozita ka vendosur të zbresë në shesh, pasi qindra persona janë mbledhur para Kryeministrisë, aty ku do të nis një valë tubimesh të përjavshme.
I pari që mori fjalën ishte kreu Sali Berisha, i cili nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
"Miqtë e mi, liria është si një lumë. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund të ndalësh nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh ajo do çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetar, që inagurojmë sot, para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar.
Zëvendësimit të tij me narko shtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit”, tha ai.
Lini një Përgjigje