
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para nisjes së protestës së lajmëruar në orën 18:00, fton qytetarët që të bëhen pjesë e tubimit para Kryeministrisë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha rendit arsyet që kanë ngritur demokratët të protestojnë kundër qeverisë.
Berisha shkruan se këto organizime do të jenë të pandërprera deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku. Sipas tij, këto protesta bëhen për të shkuar drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.
shume mire - edhe ai injoranti narcisist akil pano po planifikon protesta gjoja kunder "gjinive". Rastesi???