
Një incident ka ndodhur mes drejtuesit të komisionit, Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Flamur Noka në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme ku po raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi ndërpreu mbledhjen pas debateve me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili për disa minuta foli pa mikrofon dhe e ofendoi.
Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen.
"Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa", tha ai.
Pas rifillimit, Bledi Çuçi lexoi rregulloren duke deklaruar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca dhe i kërkoi atij të lërë sallën.
“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Po vazhdove do t’i kërkoj parlamenti të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni sallën, jeni i përjashtuar”, u shpreh Çuçi.
Lini një Përgjigje