TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 14:14

21 Janari, Berisha informon SPAK-un: Nuk jam të premten!

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari, Berisha informon SPAK-un: Nuk jam të premten!
Sali Berisha

Sali Berisha përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj ka informuar SPAK se nuk do të jetë në Shqipëri të premten.

Për këtë shkak, ka kërkuar që të pyetet në dy ditët në vijim, ose pas së hënës.

Sali Berisha mori edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t'u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh: "Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët".

 

21 janari berisha informon spak-un

Lini një Përgjigje