
Komisioni i Ligjeve ka çertifikuar 26 kandidatët që kanë hyrë në garën për pozicionin e Avokatit të Popullit. Tashmë gjithçka është në dorën e Grupeve Parlamentare që duhet të mbështesin me firma emrat që do të kalojnë në seancë. Minimalisht një kandidat duhet të sigurojë 28 firma deputetësh. Shumica e emrave që kanë shprehur interes i përkasin rradhëve të opozitës, ose njihen si mbështetës të saj. Në procesin e deritanishëm të kandidatëve, socialistët nuk kanë mbështetur asnjë emër, të paktën me firmë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t'i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
Pa votat e socialistëve nuk mund të ketë zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit, çka do të thotë se PD dhe partitë e tjera opozitare, që përfaqësohen në Kuvend, do të duhet të dakordësohen ose të gjejnë një konsensus me socialistët e Edi Ramës.
Kandidatët
1. Adriana Kalaja
2. Aranita Brahaj
3. Anton Kosteri
4. Anton Lleshaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endrit Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Gëzim Allaraj
13. Ismail Tafani
14. Jola Hysaj
15. Juliana Hoxha
16. Laureta Roshi
17. Lulzim Hamitaj
18. Mirela Biba
19. Myrteza Myftari
20. Robert Gajda
21. Saimir Vishaj
22. Shkëlqim Sulo
23. Suela Koçibellinj
24. Tartar Bazaj
25. Valentina Teodoresku
26. Skënder Haluci
Lini një Përgjigje