
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka folur në nisje të protestës së opozitës të thirrur para kryeministrisë.
Deputeti demokrat tha se kjo protestë do të jetë krejtësisht ndryshe nga ato që janë organizuar më parë. Ai u shpreh se PD ka marrë disa vendime ndërsa shton se është pro çdo qasjeje e cila mund të mobilizojë shqiptarët.
“Mënyra sesi do të organizohen protestat, mënyra sesi do të organizohet lëvizja do të jetë krejt ndryshe. Kryesia e PD ka marrë disa vendime, të cilat do të përçohen edhe në bazë. Deputetët do të dalin në bazë dhe do të organizojnë të gjitha strukturat e PD-së në mënyrë që ditët e këtij pushteti të jenë të numëruara.
Një çadër e dytë para kryeministrisë? Unë jam për çdo qasje, e cila mund të mobilizojë shqiptarët dhe demokratët”, u shpreh ai për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje