TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 18:50

“Paratë i do për charter 22 mln euro!”, Berisha: Rama i pamëshirëm, tallet me të sëmurët me kancer

Shkruar nga Pamfleti

“Paratë i do për charter 22 mln euro!”, Berisha: Rama i

Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar kryeministrin Rama si njeri të pamëshirë, pasi qeveria e tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer.

Në protestën e thirrur para Kryeministrisë, Berisha tha se kreu Rama ka justifikuar problemin me furnizimin e barnave për pacientët me kancer duke thënë se mungesa e ilaçeve erdhi pasi pacientët ishin shumë.

Ai akuzoi kryeministrin se po përdor fondet për udhëtime me “avion taksi” me kosto 22 milionë euro, makina luksoze dhe shishe vere të shtrenjta.

“U hodh poshtë interpelanca me ministren e shëndetësisë që duhet t’u shpjegonte qytetarëve pse mbetën në kthetrat e vdekjes shqiptarët me sëmundje të rënda për shkak të ilaçeve. Dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem, deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.

A ka krim më të shëmtuar se ky. Sigurisht që para kishte, dhe jo aq sa kërkonin ata, por ju garantoj se kishin 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve për bën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro. Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze , shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundjeje. Ndaj e mbyll parlamentin se do që këtë të mos thuhen e të mos i marrin vesh qytetarët”, tha Berisha.

 

 

2 Komente

  1. V
    Vlora

    Eshte e vertete une vajta ne Tirane me dt 3 netor per te mare ilacin per kunatin ,Me thane se ilaci mungon dhe do na lajmeronin per 10 dite.Sot 15 dite ilaci s’ka ardhur.Si mua kishe nga gjithe Shqiperia.Mendoni c’far ndodh me keta te semure!

    1. L
      Lirija

      Shkaktari i vertete i te gjitha ketyre problematikave qe po jetojme , eshte figura me e urryer e ketij kombi, tradhetari Sali Ram Berisha. Shkaterroj nga themelet gjithcka, Fabrikat , Uzinat, Infrastrukturen , Ushtrine , Bujqesine e Fermat, Arsimin e Shendetsine, Insitutet, etj, etj. Prodhoj vetem Big Bradher , Korrupsion dhe Imoralitet.Vetem tek ne ndodhi ky fenomen. Te biesh normalitetin, eshte shume e veshtire , duhet pune titanike dhe nuk rregullohen lehte.

      Lini një Përgjigje