TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 17:52

Protestuesit e ndjekin kryeministrin deri në Elbasan, Rama revoltohet me qytetarin: Ule atë pankartë

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit e ndjekin kryeministrin deri në Elbasan, Rama revoltohet me
Rama në Elbasan

Kryeministrin Edi Rama nuk e lanë të shijonte i qetë as festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Teksa aktiviteti në Elbasan ishte menduar si një ditë feste për socialistët, një qytetar vendosi t'i kujtonte kreut të qeverisë debatin që prej ditësh po dominon aktualitetin, duke shfaqur një pankartë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.

Pankarta nuk i shpëtoi vëmendjes së Ramës, i cili reagoi menjëherë nga skena, duke i kërkuar qytetarit ta ulte atë.

“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: ‘Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’. Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama.

Më pas, kryeministri mbrojti projektin në Zvërnec, duke këmbëngulur se ai mbështetet nga njerëzit e përfshirë në zhvillimin e zonës.

 

2 Komente

  1. w
    wqege

    Po ai rrota perse e uli! Zaten dylber..

    1. s
      soni

      Palaco psikopat.

      Lini një Përgjigje