TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2026, 10:00

Rama paralajmëron shtrenjtimin e naftës: E pashmangshme!

Shkruar nga Pamfleti
Rama paralajmëron shtrenjtimin e naftës: E pashmangshme!
Edi Rama

Nga njëra anë e quan rritjen e çmimit të naftës “të pashmangshme” për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër premton mekanizma dhe faktorë shtetërorë që do të stabilizojnë tregun.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, duke e justifikuar atë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet që lidhen me konfliktin SHBA-Iran.

Në podcastin “FLASIM”, Rama deklaroi se situata në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin global të furnizimit me energji dhe se rritja e çmimeve është një pasojë e këtij zhvillimi.

“Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjikes siç është Ngushtica e Hormuzit. Ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate. Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do garantojë furnizimin në treg duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi edhe ngritjen e një Task Force nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave për të monitoruar lëvizjet e çmimeve në tregun e karburanteve dhe për të identifikuar çdo rritje abuzive.

“Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, deklarata e Ramës vendos në të njëjtin plan dy mesazhe të ndryshme: nga njëra anë e quan rritjen e çmimit të naftës “të pashmangshme” për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër premton mekanizma dhe faktorë shtetërorë që do të stabilizojnë tregun. Mbetet për t’u parë se si do të funksionojë ky stabilizim në një treg ku rritja tashmë është paralajmëruar si e pashmangshme.

rritja e cmimit te naftes edi rama

5 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Kryeminister leshi!

    1. P
      Pompa

      Ajo qe ben çudi me ju komunistet e pamfletit eshte fakti se, ne rastin konkret por jo vetem, beni zedhenesin e ketij njeriu te shtrember nga llogjika e nga trute. Kur ju do qejfi beni analiza deri ne delir. Si nuk keni "kellqe" te beni nje analize se perse ky njeri i shtrember ka shkaterruar gjitshka, dhe ne rast8n konkret ti benit me dice publikut qe ky e ka degjeneru falena tasse, akcize, tatim e gjithshka ne rastin konkret.

      1. J
        Jeta

        Si eshte bere sot shteti shqiptar, strukturë mafioze antishqiptare. Nje strukturë e tere kriminelesh mafioze pozite e opozitë bashk kunder Shqipërisë. Nje popull frikacake, lëpirës e zvarranike i heshtur... Nuk e kisha menduar kurr qe shqiptaret te jene kaq hiq gje.

          1. Edhe pak, dhe kalojmë në epokën e gurit…

            Lini një Përgjigje