TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2026, 15:05

Nga protesta e 22 marsit te data e Kuvendit Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet nga Kryesia e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Nga protesta e 22 marsit te data e Kuvendit Kombëtar, çfarë
Kryesia e PD

Berisha njoftoi datën e protestës pak momente pasi Kuvendi mbylli seancën. Pritet që kryesia e PD-së të përcaktojë formatin e protestës, përtej asaj që mbështetësit e opozitës do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet mesditën e së hënës, ku pritet të diskutohen dhe miratohen disa vendime që kryesisht lidhen me organizimin e brendshëm të kësaj force politike.

Kryesia e PD-së zhvillohet në një kohë kur demokratët kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit, ndërsa qeverinë e tij e konsiderojnë me zero legjitimitet.

Kryesia e PD-së do të diskutojë dhe vendosë lidhur me datën se kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force, anëtarët e Këshillit Kombëtar, por edhe të miratohen ndryshimet në statutin e PD-së. Sali Berisha do të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të PD-së, të paktën sikundër ka deklaruar vetë, ndërsa nuk dihet nëse në garën që pritet të mbahet në prill ose maj, të ketë kandidatura të tjera. 

Gjithashtu do të ketë edhe vendimmarrje për zgjedhjet që do të bëhen në degët e Partisë Demokratike. Aktualisht në disa degë të PD-së, ka kryetar të cilëve u ka përfunduar mandati, ndërsa në disa degë po zhvillohen zgjedhjet, në të tjerat pritet ende procesi.

Gjithashtu Kryesia do të miratojë grupin e punës që do të merret me ndryshimet statutore. Në rendin e ditës së punës së Kryesisë do të diskutohet edhe mbi protestën e 22 marsit.

Demokratët kanë thirrur protestën e 22 marsit pasi Kuvendi nuk miratoi kërkesën e SPAK lidhur me autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha njoftoi datën e protestës pak momente pasi Kuvendi mbylli seancën. Pritet që kryesia e PD-së të përcaktojë formatin e protestës, përtej asaj që mbështetësit e opozitës do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nuk dihet nëse në këtë protestë, demokratët do të vijojnë skenarin e qarkullimit në rrugë të ndryshme të Tiranës, apo do të rikthehen në skenarin e lëvizjes nga Kryeministria te Parlamenti.   

kuvendi kombetar kryesia e pd protesta

Lini një Përgjigje