TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2026, 08:53

Presidenti Begaj uron shqiptarët për Ditën e Verës: Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj uron shqiptarët për Ditën e Verës:
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson rëndësinë e kësaj feste, e cila ka mbijetuar ndër shekuj dhe është e lidhur ngushtë me natyrën dhe traditat e popullit shqiptar.

“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin e tij.

Dita e Verës festohet çdo 14 mars në të gjithë vendin dhe shënon simbolikisht largimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së ngrohtë. Në shumë qytete organizohen aktivitete festive, ndërsa Elbasani konsiderohet tradicionalisht si qendra e kësaj feste.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk i ha populli Shqiptar mufkat e tua. Ata te hane nje cope buke me gjalpe te qelbur,qe e quajne ballokume, turpi i turpit e ky llaveshi i fut nje te uruar e shkon e shijon dreka e darka suprione, i ftuar nga lolot qe i vene nga pas.

    Lini një Përgjigje