TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2026, 10:52

Festimet në Elbasan, Berisha: Dita e Verës e fundit për Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Festimet në Elbasan, Berisha: Dita e Verës e fundit për
Berisha në Elbasan për Ditën e Verës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës nga qyteti i Elbasanit, të cilin e cilësoi si kryeqendrën e kësaj feste të lashtë shqiptare. Ai e përshkroi këtë ditë si një simbol shprese, frymëzimi dhe ripërtëritjeje, duke ftuar qytetarët ta festojnë me gëzim dhe besim për të ardhmen.

Në fjalën e tij, Berisha përgëzoi banorët e Elbasanit dhe të gjithë shqiptarët për festën, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të saj për kombin.

Gjatë deklaratës, kreu i opozitës shprehu edhe kritika ndaj qeverisë aktuale. Ai përmendi kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se sipas tij ai nuk ka të ardhme politike dhe se qytetarët janë të bindur se e keqja do të mbetet pas, bashkë me dimrin.

Berisha u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke shprehur keqardhje që, sipas tij, ky vit shënon herën e parë në 34 vite që Dita e Verës i gjen shqiptarët me dyert e Europës të mbyllura, një situatë që ai e lidhi me veprimet e qeverisë aktuale.

Në përfundim të fjalës së tij, ai shprehu shpresën që festa e Ditës së Verës vitin e ardhshëm t’i gjejë shqiptarët në një situatë më të mirë, me më shumë mundësi për të ardhmen dhe më pranë integrimit në Bashkimin Europian.

“Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.
Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më.
Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë.
Nuk e meritojnë!
Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.
Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”, tha ai.

Lini një Përgjigje