Ambasadorët e BE-së të ndarë për deklaratën ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa përplasja me Gjermaninë thellohet mbi drejtësinë dhe integrimin europian...
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian nuk kanë arritur të mblidhen të gjithë për të marrë një vendim të përbashkët, për një qëndrim politik ndaj mazhorancës së Edi Ramës.
Siç mësohet, ambasadorët e Italisë, Hungarisë, Polonisë dhe disa vendeve të Europës Qendrore nuk i janë përgjigjur ftesës së Berlinit për të miratuar një deklaratë të përbashkët ndëshkuese.
Megjithatë, takimi që është mbajtur në selinë e BE-së u zhvillua me dyer të mbyllura dhe, siç mësohet, ambasadorët i kanë kërkuar Këshillit Politik, përkatësisht ministrave apo krerëve të shtetit, të marrin një vendim jashtë logjikës së Komisionit, pasi sipas tyre Tirana zyrtare po ecën jashtë vijës politike të standardeve të BE-së.
Ambasadorët kanë deklaruar se mazhoranca ka jo vetëm një qëndrim, por një vijë politike për të vendosur pengesa në rrugën e drejtësisë, që sipas tyre përbën bllokim për luftën kundër korrupsionit.
Siç mësohet, mbledhja është thirrur nga ambasadorët e Gjermanisë dhe Suedisë, por në të ka pasur “mungesa të rëndësishme”, që sipas burimeve lidhen me lobimin e Edi Ramës, megjithatë përplasja me Berlinin mund të vijojë edhe më tej.
Në konferencën e djeshme për shtyp, Rama akuzoi qeverinë gjermane se e ka kthyer kancelarinë e saj në një opozitë të “molotovëve të Tiranës”.
Ndërkaq, përplasja e Ramës me Gjermaninë duket se është e fortë dhe nuk lidhet vetëm me çështjen e SPAK-ut, por edhe me ritmin e lëvizjeve që mund ta fusin Shqipërinë në BE së bashku me Malin e Zi.
Tashmë Berlini e do Tiranën jashtë çiftit me Podgoricën dhe kjo çështje ka sjellë përplasjen e madhe.
Siç mësohet, Gjermania ka kërkuar gjithashtu ndalimin e miratimit me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të integrimit nga Parlamenti shqiptar.
Për këtë janë riaktivizuar edhe një grup organizatash që financohen nga mekanizma mbështetës të lidhur me Gjermaninë.
Këto organizata kanë shprehur shqetësim për projektvendimin e paraqitur më 2 mars 2026 për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon përdorimin e një procedure të përshpejtuar për legjislacionin që lidhet me procesin e integrimit europian.
“Efikasiteti i procesit legjislativ duhet të shoqërohet me standarde të larta transparence, përfshirjeje publike dhe debat parlamentar”, thuhej në deklaratën e organizatave, të shpërndarë për mediat paraditen e 13 marsit.
Organizatat theksojnë se në procesin e integrimit europian rëndësi ka jo vetëm ritmi i përafrimit të legjislacionit, por edhe cilësia e procesit dhe përfshirja e aktorëve të interesit.
“Korniza e monitorimit të Komisionit Europian vlerëson jo vetëm ritmin e përafrimit të legjislacionit, por edhe cilësinë dhe përfshirjen e grupeve të interesit si pjesë e funksionimit të institucioneve demokratike”, theksuan organizatat.
Në deklaratë ngrihen dy shqetësime kryesore që lidhen me projektvendimin për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Sipas organizatave, përdorimi i procedurës së përshpejtuar për legjislacionin e integrimit europian dhe mungesa e garancive të qarta për transparencë dhe konsultim publik mund të ndikojnë në cilësinë e procesit legjislativ.
Në listën e organizatave që kanë firmosur këtë nismë janë disa nga ato që më parë kanë qenë pjesë e listave të financimit të USAID dhe fondacioneve ndërkombëtare, të cilat u bllokuan pas ndryshimeve politike në SHBA.
Megjithatë, thelbi qëndron diku tjetër: përplasja me Edi Ramën po kthehet në një lëvizje më të gjerë politike, e cila pavarësisht kundërshtive nuk pritet të ndalet.
Kjo do të thotë se mandati i katërt i Ramës, të paktën në këndvështrimin e fuqisë më të madhe europiane, ka hyrë në një fazë të vështirë./Pamfleti
Qendrimi Gjerman eshte tregues ne c'menyre, dhe sa rendesishem, faktori i jashtem mund te kontribuoje ne demokratizimin apo konsolidimin e demokracise se nje shoqerie. Teza ime e kahershme eshte qe po, presioni nderkombetar mund te kontribuoje ne demokratizimin apo pershendosjen dhe konsolidimin e qeverisjes demokratike te nje shoqerie. Por ky ndikim, dhe vete rezultati i tij, qe te materializohen, kerkojne egzistencen e disa parakushteve favorizuese qe ndikimi i jashtem te jete efektiv. Ne rastin e kontekstit te integrimit europian te Shqiperise, ndikimi i faktorit te jashtem, Gjermanise, varet nga egzistenca e disa parakushteve te brendeshme ne Shqiperi: Se pari, varet nga parakushti qe ka te beje me genuinitetin e deshires se lidershipit politik Shqiptar per tu antaresuar ne BE. Do apo jo me te vertete lidershipi politik shqiptare antaresimin ne BE? Nese deshira per tu antaresuar ne BE e Edi Rames eshte "e vertete", presioni gjerman mund te ndikoje pozitivisht ne forcimin e qeverisjes demokratike dhe llogari-dhenese te shoqerise shqiptare. Por nese deshira e Edi Rama per antaresim eshte e "kualifikuar", dmth, e desheron antaresimin ne BE vetem per te perfituar para nga Brukseli, por jo ama per te perqafuar dhe aplikuar te njejjtat standarte te sjelljes politike-juridike qe meshirohet ne Kriteret e Kopenhages, atehere, ndikimi gjerman, pesha dhe efektiviteti i tij ne vendosjen e qeverisjes dhe demokracise shqiptare ne shinat e shtetit ligjore dhe llogari-dhenies mund te mos rezultoje sipas pritshmerive te deshirueshme. Se dyti, varet nga parakushtoi qe ka te beje me shkallen e ndergjegjes se Shoqerise dhe qytetarit shqiptar ne raport me karakterin e mendesise dhe veprimeve te lidershipit politik ne Shqiperi., specifikisht me ato te Edi Rames. A tregon qytetari dhe shoqeria shqiptare nje shkalle te tille ndergjegjeje politiko-juridike se jane ne gjendje te kuptojne, dhe ti vene emrin e vertete, faktit nese mendesia, sjellja, dhe veprimi i lidershipit politik shqiptar, specifikisht Edi Rames eshte demokratike apo anti-demokratike, sipas standarteve europiane apo kunder tyre? Fakti qe Edi Rama nuk po perballet me protesta masive qytetare reaguese dhe mospranuese e mendesise dhe taktikave ne komunikimin publik qe ndjek Edi Rama, tregon se qytetari dhe shoqeria shqiptare, ne menyre masive as kane, as tregojne, ate shkalle ndergjegje politiko-juridike per te krijuar nje vater te brendeshme presioni ndaj rames dhe skesisoj, mundesuar qe presioni i jashtem gjerman te ishte me efektiv dhe rezultativ ne veprimin e vet. Se treti, varet nga parakushti qe ka te beje me shkalle e fortesise se lidhjes qe qytetari dhe shoqeria shqiptare vendosin midis perspektives se integrimit te Shqiperise ne BE dhe standarteve, sjelljes, veprimeve, dhe mendesise demokratike te lidershipit politik shqiptar. Fakti qe Edi Rama perdori ne zgjedhjet e 2025, dhe i fitoi ato, me slloganin e integrimit te Shqiperise ne BE ne vitin 2027; Fakti qe qytetari dhe shoqeria shqiptare duket se nuk i sheh mendesine dhe sjelljne politike te Edi Rames si sabotuese te intergimit te Shqiperise ne BE ne 2027; si dhe fakti qe ne pejsacin e sotem civik shqiptare, nuk ka asnje proteste masive qytetare kunder veprimeve te Edi Rames dhe Deputeteve te Partise Socialiste, minon cfaredolloj efekti qe mund te krijonte presioni gjerman mbi Edi Ramen per futjen e demokracise dhe qeverisjes shqiptare ne shinat e shtetit ligjore dhe llogari-dhenies. Prandaj, ndonese roli dhe ndikimi i faktorit gjerman mbi pershendosjen e demokracise, mireqeverisjes, dhe shtetit ligjor ne Shqiperi eshte mese i mirepritur, ndikimi dhe efektet e tij nuk jane te garantuara!
Man-dat I vjedhur me Millard’s euro droge Te trafikantit te droges Rama ,me manipulime dhe pjesmarjen e partise shtet ne votime qe ishte farse fleshier e turpeshme ,gjithe bota e ka librin e zi Te fares zgjedhore 2025 ne Shqiperi dhe Jane skjaru per rrezikin qe parquet Shqiperia e karteleve te droges per stabilization e Europes ,Shqiperia ku Jane instalu nga Rama narkodiktatura dhe narkoshtetin,Europa eshte binder qe nje narkoshtet me narkodiktature ku kryeministri , zv kryeministri , ministry akuzohen si hajdute Te dhjetra Millard’s euro droge,ku km I thote drejtesise se prandaj jemi qeveri qe Te vjedhin sa Te duam dhe drejtesia mos Te guxoje ti afrohet qeverise , ,BE ne keto kishte e ka Te plunder ta pranone Shqiperine per negotiate .Faji per kete e ka Rama qe ka kriju imazhin e nje diktatoriale real qe vetem vjedh dhe nuk poet per drejtesise, parliament , media Te volatile I ka ble me Parë droge Populli dhe Shqiperia do shpetojne nga ku I semure psiqik qe ka kapur shtetin si oktapod dhe po I thigh gjakun vetem duke e largu nga pushteti Shqiperia eshte ne freak , vetem obtain mind ta shpetoje
Hasen Selua mesoi nga ju Edi Romes qe vodhet e i shitet per skrap te gjitha me fabrika e makineri. Mbylle goje se te vje ere hale. Krimin e krijoi Dhjerokratikja e u be mish mash tani qe nuk e nje qeni te zotin. Drogen e pislleqet e tjera nuk i sollen Shqiptaret ne Europe por ato egzistonin me dekada ne vendet me favela te Amerikes Latine. Te tere hajdute e batakcinj jeni me PS e PD e ca te rinj qe duan te dalin, praandaj edhe populli ua ka bere naften e nuk voton e t'ju vije nga pas. Ore malokeri nuk nuk behet stan me lepuj si ju. Burrat i iken Shqiperise neper bote e kane mbetur pleqre matufe e kalamajte qe mezi presin te rriten e t'ju bejne mutin qe te ikin nga syte kembet. Te akuzosh ne shtetet me taban ne Europe e Perendim miliarda e miliarda te rrasin brenda per shpifje. Faktoje, provoje, gjykoje e mbyllja gojen kundershtarit. Me duket se te bien ere molotove xhepat se dukesh qe mban fjalime si Sali dhenderri i serbeve.
Duroni shqiptar, duroni nen sundimin e nje drohaxhiu te sëmurëve qe po ju çon ne shkatërrim. Duroni Ramutin, vellaun e Salehut e Vućićit.