Pak ditë më parë, një email dërguar autoriteteve shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Grant Van Cleve, ngrinte shqetësime serioze lidhur me përmasat dhe kapacitetet përpunuese të portit të ri dhe kërkonte kryeministri Edi Rama bllokimin e procedurës së tenderimit.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektin e portit në Porto Romano, ku tenderi 400 mln euro u anulua për shkak se kompania e vetme në garë u tërhoq.
Në podkastin e tij “Flasim”, Rama tha se ky port është strategjik, i lidhur me korridorin VIII, ku sipas tij përfshihen edhe portet e thata të Prishtinës dhe Shkupit.
Sipas shefit të qeverisë nuk ka asnjë shqetësim as nga aleatët, SHBA dhe BE, përkundrazi, sipas tij, projekti i ndërtuar nga Royal Haskoning është në tryezën e NATO-s dhe pret të hyjë në filtrin politik.
Rama foli për faktorë të nëndheshëm që lidhet me trafiqet dhe faktorë të tjerë politik që nuk e duan këtë port, por theksoi se qeveria ka planin e shpejtë për të filluar ndërtimin.
“Këtë port të ri jo të gjithë e duan dhe e mirëpresin. Faktorë brenda dhe jashtë, duke filluar nga faktorët e nëndheshëm që lidhet me trafiqet, deri tek faktorët politik dhe të tretë jashtë kufijve të Shqipërisë nuk kanë sesi ta mirëpresin, pasi në rastin më të mirë kjo është një fuqi e re që hyn në konkurrencën tregtare detare të Mesdheut dhe në rastin më të ndjeshëm është një faktor që merr pjesë nga sofra ku shpërndahet përfitimi i gjithë aktivitetit detar tregtar në këtë pjesë të botës ku ne jetojmë. Një porti i ri i këtyre përmasave e çon Shqipërinë në një nivel tjetër në hartën logjistike të rajonit dhe e kthen në një vend që zotëron një nyje strategjike të Evropës. Dua të them se pavarësisht vështirësive që ka hasur projekti, pavarësisht tërheqjes së kompanisë, ne jemi gati të kalojmë në një plan tjetër, të shpejtë dhe agresiv për të garantuar fillimin e ndërtimit të portit.”, tha Rama.
Ndërkohë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka deklaruar se konsorciumi i vetëm i mbetur në garë është tërhequr, me argumentin se i janë rritur kostot.
“Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm në këtë garë me një atyre krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove nga kriza. Ofertuesi ka bërë një tërheqje duke u justifikuar me qëllimet ekonomike”, tha Karakaçi.
Në fakt arsyeja ekonomike e ngritur si argument për tu tërhequr nga gara nuk duket bindëse. Konsorciumi kishte kërkuar në janar zgjatje e afatit deri më 9 mars për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse.
Duke konfirmuar deklarimet e kryeministrit për përpjekjet për ta penguar realizmin e projektit, Karakaçi tha se: Do të ndërtojmë një skenar tjetër dhe çdo aktor tjetër nuk do të mundet ta frenojë këtë projekt.
Pak ditë më parë, një email dërguar autoriteteve shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Grant Van Cleve, ngrinte shqetësime serioze lidhur me përmasat dhe kapacitetet përpunuese të portit të ri dhe kërkonte kryeministri Edi Rama bllokimin e procedurës së tenderimit.
Ndërtimi i Portit të ri ishte parashikuar në dy faza. Në ndryshim nga Porti i Durrësit ai ofron një thellësi më të madhe të ujërave në basen, duke lejuar ankorimin e anijeve më të mëdha dhe me një ngarkesë më të madhe. Vetëm në fazën e parë parashikohet përpunimi i 500 mijë kontejnerëve, nga afro 180 mijë që përpunohen tani në Portin aktual.
Tenderi për këtë projekt, 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë. Në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm njëra prej tyre kaloi në fazën finale për të paraqitur një ofertë teknike dhe ekonomike. Një nga kandidatët bëri kallzim në Prokurorinë e Posaçme. Dy javë më parë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoritetit Portual Durrës dhe sekuestruan të gjithë dokumentacionin e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.
Ti Rumaniqis je nëntoka dhe mbitoka e gjithe kësaj poshtersie antishqiptare. Por ti kete e bene sipas detyrës qe te ngarkuan shoviniste gjenocidial grekoshkije, se po te ishte per ty ti nuk vije dot ne pushtet dhe sidomos nuk qendroje kaq gjate. Jane shoviniste ruse grekoshkije qe te mirëmbajnë deri ne permbushjen e qëllimeve te tyre antishqiptare. Ne krah te kane vene edhe Salehun per te cilin ti kujdesesh qe te mos ik. Provove pandërprerë defaktorizimin e shqiptarëve, provove qe portet detare shqiptare ti arabizoje, e ti sllavogreqizoje.. Dhe tere kohen te shërbejnë karakurvat e greqirve qe ti i mban ne qeverinë tende bandite, kumbaro, balluku, frida,... Dhe te gjitha keto arrin ti besh ne ditën oer diell. Te jene valle shqiptaret kaq trutredhur?!