TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 20:39

Rama në konferencë me Vuçiç: Rritja e tensioneve nuk është zgjidhje, para ecet vetëm me dialog

Shkruar nga Pamfleti

Rama në konferencë me Vuçiç: Rritja e tensioneve nuk

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në Beograd, ku dhe ka mbyllur turin e tij ballkanik. Ai u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku siç deklaroi në fokus të bisedës ishte Procesi i Berlinit.

Për Kosovën pranoi se është folur edhe me Vuçiç, por nuk komentoi gjatë. “Folëm për pikëpamjet tona shpesh të ndryshme sa i takon situatës në Kosovë, por nuk do ishte e drejtë të thonim diçka këtu në prani të kryeministrit shqiptar dhe s’besoj se do e bëjë dhe ai”, tha Vuçiç.

Vetë Vuçiç tha se pas dekadash heshtjeje në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe serbëve dhe shqiptarëve, të dy kanë filluar të ndryshojnë trashëgiminë e keqe politike.

“Në vitet e kaluara kemi treguar se me rezultate konkrete vendet dhe popujt tanë mund të ecin përpara shumë më shpejt dhe të bashkëpunojnë shumë më mirë”, theksoi Vuçiç në konferencën e përbashkët.

Ai njoftoi se ata diskutuan të gjitha çështjet rajonale, si dhe procesin e Berlinit.  “Për të arritur rezultate të rëndësishme. Sa i përket Ballkanit të Hapur, nuk do kemi diskutime të lehta, por do kemi diskutime të frutshme. Besoj se  ka shumë gjëra që kjo nismë që pati fillesën nga rajoni ndihmoi për t’i sjellë njerëzit më pranë. Në periudhën që vjen do kemi takime të përbashkëta për Ballkanin e Hapur. Do kemi panairin e tretë në nivel europian në Nëntor në Beograd. Do jetë me një rëndësi në nivel botëror”, u shpreh Vuçiç.

Lini një Përgjigje