
Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë gjatë konferencës së tij bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Gjatë fjalës së tij për situatën në veri të Kosovës, ai ka përmendur Oso Kukën, duke i pyetur malazezët nëse e njihnin por ka harruar se Oso Kuka, kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez u rrethua nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, i cili e hodhi në erë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë.
“E njihni Oso Kukën ju në Mal të Zi? Apo jo? Nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur jemi në kohën e inteligjencës artificiale” tha Rama në konferencë.
Lini një Përgjigje